Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një 36 vjeçari i cili
akuzohet për
vjedhje të
automjeteve.
Sipas policisë i arrestuari është
shtetasi,
Elton Tafa, i cili
akuzohet se ka vjedhur 8 automjete për vetëm tre muaj.
Shtetasin
Elton Tafa, rezulton me precedent penal të mëparshëm pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 16 muaj burg për
vjedhje.
Policia vijon punën për gjetjen dhe bllokimin e
automjeteve të dyshuara të vjedhura nga
shtetasi i lartpërmendur. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2018,
ora 11:16