Ishte fiksuar "keq" me kërcimtaren marokene, bosi shqiptar i kokainës djeg lokalin e natës
Pëlqej
Mediat italiane kanë publikuar historinë e një bosi kokaine me origjinë shqiptare që vepronte në Itali.

Shqiptari ishte kreu i një rrjeti të kokainës në Rimini dhe Pesarese të Italisë, jeta e tij ishte e mbushur me femra dhe "jetë nate" nëpër lokalet më të famshme të zonës, ku thuhet se shpërdoronte miliona euro.

Por sipas mediave italiane, bosi shqiptar kishte një dobësi, e cila ishte e dashura e tij maroken me të cilën ishte fiskuar keq.

Shqiptari nuk kishte qejf që ta ndante të dashurën e tij kërcimtare me të tjerët.

Duke mos mundur ta largojë nga zanati i dashur, vendosi të ndërmarrë një tjetër veprim.

Ai ka urdhëruar që të digjet lokali i natës ku e dashura e tij kërcente. Pasi këtij veprimi bosi është identifikuar, por ja ka dalë të shpëtojë.

Sipas policisë, para se ai të arrestohej është larguar nga Italia dhe ka mburritur në Shqipëri, bashkë me familjen e tij.

Në këtë situatë është lëshuar një urdhër-arresti ndaj shqiptarit, emri i të cilit nuk është bërë publik./albeu.com/
Shtuar më 16/12/2018, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori