Ishte e parkuar, shpërthen në flakë makina në Durrës
Një makinë ka shpërthyer në flakë në lagjen 4 në Durrës.

Burimet bëjnë me dije se makina ishte e parkuar kur u përfshi nga zjarri ndërsa shkaqet mbeten të paqarta.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sakaq mësohet se policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Shtuar më 22/01/2021, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori