"Ishte braktisur nga të afërmit", flasin shokët e qelisë së të burgosurit që i dha fund jetës
Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e Gjergj Selimit në burgun e Peqinit ditën e sotme.

Mësohet se Selimi nuk kishte shfaqur shenja depresioni e gjithashtu ai nuk kishte asnjë problem shëndetësor. Shokët e qelisë kanë bërë me dije se kohët e fundit ai ishte shprehur se ishte braktisur nga familja dhe të afërmit, e gjithashtu i druhej një hakmarrjeje kur të dilte nga burgu.

Gjergji Selimi, të cilit i kishin mbetur dhe vetëm dy vite burg, pasi ishte gjetur fajtor për akuzën e vrasjes. Kanë qenë gardianët e burgut ata që kanë konstatuar trupin e pajetë të të dënuarit, ndaj të cilit gjykata kishte dhënë një dënim prej 20 vitesh.

Ndërkohë ka nisur hetimi lidhur me shkaqet që e kanë çuar të dënuarin drejt vetëflijimit.
Shtuar më 28/01/2021, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori