ISHP raporton 85 të prekur nga gripi e derrit
Në Shqipëri ekziston një gjendje me intensitet mesatar të qarkullimit të virusit të gripit, me prirje rritëse deri në fund të shkurtit. Sipas Institutit të Shëndetit Publik numri i rasteve të identifikuara laboratorikisht me infeksion nga virusi pandemik AH1 është 58 në të gjithë vendin ndërsa me AH3 janë 48 të prekur.

Kujtim Topuzi, Specialist për Marrëdhëniet me Publikun në Institutin e Shëndetit Publik njoftoi se nga 640 mostra të dyshuara për grip, vetëm në 106 prej tyre është izoluar virus i gripit. Duke filluar nga muaji Tetor 2013 e deri më sot janë raportuar 151 raste me sindromë të rëndë respiratore, prej të cilëve, vetëm 16 (8 H1 dhe 8 H3N2) rezultojnë pozitivë për virusin e gripit.


“Bazuar në të dhënat e sistemit të survejancës epidemiologjike ALERT (*Albanian Epidemiologic Report Tool*) dhe virologjike SENTINEL në lidhje me situatën gripale në vend, deklarojmë se në Shqipëri ekziston një gjendje me intensitet mesatar të qarkullimit të virusit të gripit, me prirje rritëse deri në këtë fund Shkurti.
Sipas të dhënave të survejancës të sistemit ALERT rezulton se numri i përgjithshëm i infeksioneve të sipërme dhe të poshtme respiratore, *pavarësisht nga shkaku*, është rreth 16500, ose rreth 5% më shumë raste se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, tha Topuzi. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2014, ora 17:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori