ISHM sekuestron 83 kamionë me lëndë drusore
Pëlqej
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit sekuestron 623 m3 lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme në Malësinë e Madhe. Sipas njoftimit për shtyp, gjatë aksionit të kryer ditën e sotme Inspektoriati i Mjedisit evidentoi një dëm prej 22 ha zonë pyjore dhe sekuestroi 83 kamionë me lëndë drusore duke shënuar rastin më të madh flagrant në dëmin që i bëhet mjedisit.

ISHM njofton se Policisë së Shtetit i janë përcjellë kallëzimet për ndjekje penale të autorëve. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori