Ishinger: Treshja po përgatitë propozimin e quajtur "statusi neutral"
Pëlqej
Albeu.com
"Treshja ndërkombëtare për statusin e Kosovës po përgatitet t'u paraqesë palëve një propozim të ri të quajtur "status neutral", që synon normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit", tha mbrëmë në Uashington përfaqësuesi europian në treshen diplomatike, Volfgang Ishinger.Ai tha se propozimi i ri mund të çonte në një marrëveshje që do të normalizonte marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë por ku nuk do të thuhej asnjë fjalë e vetme për statusin. Ishinger ka njoftuar se Treshja e ka përgatitur këtë propozim, por është e paqartë nëse ai do ta marrë dritën jeshile nga qendrat e vendosjes.
Shtuar më 14/11/2007, ora 20:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori