Ishinger: Bisedimet për Kosovën po hyjnë në një fazë kritike
Albeu.com
Përfaqësuesi i BE-së në treshën ndërmjetësuese për të ardhmen e Kosovës, Volfgang Ishinger ka deklaruar se bisedimet për statusin po hyjnë në një fazë kritike.Palët në bisedime kanë qëndrime të ndryshme - Serbia refuzon të bëjë kompromis për sovranitetin, kurse Kosova kërcënon me shpallje të njëanshme të pavarësisë, thotë Ishinger.

Sipas tij bisedimet janë të vështira, por ato janë në rrugën e duhur, dhe se treshja ndërmjetësuese po shqyrton çdo mundësi për arritjen e ndonjë marrveshjeje. /rtk/
Shtuar më 13/11/2007, ora 21:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori