Majk dhe Majlinda lënë pas mëritë, bëhen bashkë në ditën e rëndësishme të djalit të tyre

Djali i reperit të njohur Majk dhe ish-partneres Majlinda, ka nisur sot rrugëtimin e tij në shkollën fillore.

Dhe pse të ndarë, reperi dhe modelja janë bërë bashkë në këtë ditë të rëndësishme për djalin e tyre. Këtë gjë e kanë bërë të ditur vetë ata ku kanë publikuar foto teksa shfaqen krah Roan.

Majk publikoi një foto në InstaStory ku krahas shkruante:
‘Urime dita e parë e këtij rrugëtimi shkollor. Të priftë e mbara dhe gjithë të mirat në jetë. Të don babi’.

Gjithashtu edhe Majlinda publikoi disa foto me të birin ku shkroi:

“Sot u bëre nxënës i klasës së parë. Urime dita e parë e shkollës Roan. Të uroj suksese dhe shumë momente të lumtura.”

Kujtojmë që ndarja e çiftit disa vite më parë, ishte një nga më të bujshmet pasi reperi uo dha fund lidhjes me bukuroshen brune që në momentin që ajo ishte shtatzënë, por pavarsisht se çifti u pa shpesh bashkë gjatë asaj periudhe më vonë kur Roan erdhi në jetë dhe secili vazhdoi jetën e tij.


Shtuar 2.09.2023 15:48