Makina del nga rruga në Krujë dhe përplaset me murin, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident ka ndodhur mbasditen e së martës në fshatin Bushnesh në Krujë, ku një makinë është përplasur me murin rrethues të një banese.

Për shkak të shpejtësisë drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollit dhe ka dalë nga rruga, për pasojë makina është përplasur me murin rrethues.

Nga përplasja ka mbetur i lënduar lehtë drejtuesi i mjetit si dhe ka pësuar dëme makina.


Shtuar 28.02.2023 17:12