Ishin kthyer në tmerrin e grave të Lezhës, kapen dy 14 vjeçarët
Janë vetëm 14 vjeç dhe zgjidhjen e jetës e kanë gjetur tek grabitja e pronës së tjetrit. Policia e Lezhës ka arrestuar dje dy të mitur pasi kishin grabitur çantën e një gruaje në qytet.

Pas arrestimit, policia i ka gjatur atyre edhe një pistoletë që gjuan me plumba manovër, të cilën e përdornin për të trembur viktimat e tyre.

Njoftimi i policisë

Me datë 30.06.2017 , rreth orës 12:30, është marrë njoftim nga një shtetase se persona të panjohur nga ana e saj , i kanë vjedhur çantën e shpinës me sendet personale brenda.

Menjëherë pas njoftimit, është organizuar puna policore dhe janë identifikuar si autorë të kësaj vjedhje, 3 shtetasit e mitur :
- E.M. 14 vjeç , banues në Lezhë
- K.F. 14 vjeç, banues në Lezhë të cilët u arrestuan në flagrancë.

Ndërsa shtetasi P.D. 14 vjeç , banues në Lezhë është shpallur në kërkim.

Në cilësinë e proves materiale u është gjetur dhe sekuestruar çanta e vjedhur e shtetases, si dhe gjatë kontrollit personal të ushtruar , shtetasit E.M. i është gjetur në çantën e tij , një pistoletë Ekol ( simuluese zhurme) me krehër me 9 fishekë.

Gjithashtu , nga veprimet hetimore të kryera , ka rezultuar , se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet që janë autorë të 2 vjedhjeve të tjera të ndodhura në Lezhë, konkrerisht

- Më datë 21.06.2017 , në qytet në Lezhë , dyshohet se i kanë vjedhur një varëse floriri shtetases M.M. banuese në Lezhë.

- Më datë 26.06.2017, në Shëngjin në plazh , dyshohet se i kanë vjedhur 2 telefona dhe 100 Euro , shtetases V.B. banuese në Kosovë

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale " Vjedhja" e kryer në bashkëpunim "dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuar nga nenet 134/2 dhe 280 të Kodit Penal.

Shtuar më 01/07/2017, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori