Ishin kthyer në tmerrin e karburanteve në Durrës, policia arreston të dyshuarin e tretë
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të tretë të vjedhjes së karburanteve në
Durrës.
Burime zyrtare nga
policia e Tiranës bëjnë me
dije se është arrestuar shtetari Bajram Kallmacaku, 20 vjeç, banues në
Durrës.
"Ky
shtetas është shpallur në kërkim, pasi më datë 09.01.2017, rreth orës 01:30 në rrugën nacionale Tiranë -
Durrës në afërsi të mbikalimit të "Fllakës", dyshohet se në bashkëpunim me dy
shtetas të tjerë ka kryer grabitjen me dhunë të një pike karburanti ku kanë marrë shumën monetare prej 65.000 lekë"., - bën me
dije policia.
Pas arrestimi, pritet transferimi i këtij shtetasi drejt Komisariatit të Shijakut për veprime të mëtejshme proceduriale. /Albeu.com/
Shtuar më 23/01/2017,
ora 15:26