"Isha një kundër dy", zbulohet si ndodhi sherri mes Einxhel Shkiras dhe Kejvina Kthellës
Në orët e para të mëngjesit të sotëm dy modelet Kejvina Kthjella dhe Oriola Marashi janë konfliktuar fizikisht me moderatoren Einxhel Shkira.

Gjithë historia nisi pas disa batuave që Shkria bëri për modelen Kejvina Kthella pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës tek “Dance with me”.

Ishin modelet Marashi dhe Kthella ato që shkuan poshtë shtëpisë së moderatores për ta “sqaruar”, por debati degradoi në sherr fizik. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se Einxhieli është parë në rrugë nga patrulla e policisë, duke vendosur që të bëjë edhe denoncimin.

E kontaktuar Einxhel Shkira konfirmoi ngjarjen dhe theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës. Oriola thjesht kishte ardhur si “mbështetje” për shoqen e saj, shkruan Anabel.a.


“Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim, Kejvinën me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë.

Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën,” tha Shkira.
Shtuar më 16/10/2019, ora 21:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori