Media italiane jep vlerësimin befasues për Gjimshitin

Atalanta është padyshim skuadra më simpatike aktualisht në Serie A.

Ekipi bergamask pasi mundi Milanin me rezultatin 5-0, të njëjtën gjë ka bërë edhe me Parmën ditën e sotme. Mbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti kaloi një tjetër pasdite të gëzuar me Atalantën. Mediat italiane e vlerësuan 26-vjeçarin me notën 6.5 për paraqitjen e tij ndaj Parmës.

Specialistët e futbollit italian theksojnë rritjen e pjekurisë së qendërmbrojtësit të Shqipërisë, i cili ka arritur në minimizojë gabimet individuale. Berat Gjimshiti (6.5): Ai është rritur shumë në lojë, përmasat e tij në kampionatin italian tani shihen qartë. Vuan kur rrezikon në lojë, por kjo ndodh rrallë.


Shtuar 6.01.2020 17:14