Ish-ushtareve te UCK-se, vazhdojne greven
Albeu.com
Dhjetëra ish-ushtarë të UÇK-së nga vende të ndryshme të Kosovës po vazhdojnë edhe sot grevën e nisur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata janë duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës zbatimin e Ligjit për vlerat ...... e luftës së UÇK-së, përkujdesje për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

Përfaqësues i Këshillit organizativ, Xhevdet Qeriqi, ka thënë për Kohavisionin se nuk e kanë ndërmend të largohen nga aty pa u përmbushur kërkesat e tyre, pavarësisht që janë injoruar nga zyrtarët e qeverisë.

Nga ana tjetër, Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe ajo e Familjeve të Dëshmorëve, në një konferencë të përbashkët, kanë bërë të ditur se ky këshill nuk përfaqëson kërkesat e invalidëve të luftës dhe të familjeve të dëshmorëve. /ktv/
Shtuar më 15/04/2009, ora 23:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori