Ish-ushtarakët: Tritolin e morëm nga depot e ushtrisë
Katër të arrestuarit nga policia me rreth 100 kilogramë tritol deri pak muaj më parë kanë qenë pjesë e ForcaveArmatosura të Republikës së Shqipërisë. Policia njoftoi dje se katër nga tregtarët e eksplozivit kanë mbajtur detyra të ndryshme në radhët e ushtrisë dhe besohet se pikërisht në magazinat e ushtrisë kanë arritur të sigurojnë sasinë e madhe të eksplozivit.

Të katër të arrestuarit kanë ushtruar funksione të ndryshme në radhët e ForcaveArmatosura. Ilir Dhimo ka punuar në asgjësimin e municioneve dhe ka mbajtur gradën Kapiten. Pëllumb Daci është oficer në lirim, me gradën e Major, Emil Taku ka punuar në batalionin e transportit ndërsa i arrestuari i katërt Artur Çelo ka qenë gjithashtu anëtar i FA.

“Është e vërtetë që kemi shitur tritol. Aktiviteti ynë ka nisur që në vitin 2011 dhe në këtë periudhë kemi arritur që të fitojmë shumë para, sepse kishim edhe klientë të shumtë” thuhet ne një pjesë të dëshmisë së tyre.

Hetimet për këta persona kanë nisur rreth 6 muaj më parë, pasi dy prej të arrestuarve dyshohet se janë përfshirë në një plagosje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komisariatit Nr.2 dhe si pasojë e kësaj, hetuesit nisën punën për identifikimin e autorëve të plagosjes.

arrestuarit

Kapiten Ilir Dhimo, 36 vjeç, banues në Krujë, ka punuar për asgjësimit të municioneve

Major Pëllumb Daci, 46 vjeç, banues në Krujë, është aktualisht oficer në lirim

Emild Taku, 27 vjeç, banues në Tiranë, ka punuar në batalionin e transportit të ushtrisë

Artur Çelo, 40 vjeç, banues në Tiranë ka qenë gjithashtu pjesëtar i ForcaveArmatosura
Shtuar më 21/05/2014, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori