Ish-trafikanti shqiptar gjen portofolin plot e euro, veprimi i tij mahnit italianët
Burgu duket se e ka bërë një qytetar më të mirë një shqiptar në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se një shqiptar i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike kishte gjetur një portofol me 1 300 euro brenda duke e dorëzuar atë tek karabinerët.

Portofoli i përkiste një shtetasi italian, i cili kishte denoncuar humbjen tek autoritetet duke marrë përgjigjen se ai ishte gjetur nga një shqiptar që e kishte dorëzuar tek karabinierët.

Përballë këtij veprimi, italiani ka tentuar t'i dhurojë 300 euro shqiptarit, i cili nuk identifikohet nga mediat italiane, por ky i fundit nuk ka pranuar. /Albeu.com/

Shtuar më 19/02/2017, ora 14:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori