Ish të përndjekurit bllokojnë ministren: Rri aty si nusja e bukur
Ditën e sotme një grua përfaqësuesish të përndjekurëve politikë kanë zhvilluar një protestë para Ministrisë së Drejtësisë.

Protesta po zhvillohej ndërkohë që ministrja Etilda Gjonaj zhvilloi një takim me kreun e Autoritet Kombëtar Italian të Anti-korrupsionit, Raffaele Cantone.

Ato kanë deklaruar se nuk kanë marrë asnjë këst shpërblim për vitet e burgut, ndërsa paralajmëruan për një tjetër grevë urie si ajo e vitit 2012.

“Ajo rri aty si nusja e bukur dhe nuk na takon. Këta janë komunistë.

Nuk kam marrë asnjë lek, kam bërë 5 vite burg”- ka thënë një nga ish të përndjekurit. /albeu.com/

Shtuar më 11/01/2018, ora 11:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori