Ish të përndjekurit, Berisha: Greva u pagua nga Edi Rama
Kryeministri Berisha akuzoi sërish sot kreun e opozitës si organizator të grevës së urisë. Gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha u shpreh se greva e ish të përndjekurve politik si ishte një parodi e shëmtuar në të cilën u përfshinë edhe aktet terroriste.

"Kjo ishte një grevë e paguar, e shoqëruar me akte të mirëfillta terroriste. Megjithëse nuk u përdor dinamit u përdor benzinë nga një njeri me problem serioze mendore i cili ka tentuar të vetëvritet por nuk ka kryer vetëvrasje. Kjo grevë e paguar nga Edi Rama i cili bënte vizita natën dhe i furnizonte me ushqime nga klubi ngjitur. Të gjitha ishin të përgatitura për të marrë këtë karrige në të cilën nuk do të ulet kurrë. Një piceri e tërë funksiononte me tre turne për grevën dhe unë e përgëzoj atë, merrte urime nga unë. Greva ishte një show përfshi edhe aktet terrorist në emër të një pushteti që nuk mund të kthehet me metoda të tilla. Unë garantoj shqiptarët se mbetem i ndjeshëm ndaj çdo rënkimi të tyre dhe kam vetëdije të plotë se këto janë të panumërta sikundër mbetem i hapur për një dialog me qytetarët në interesin më të mirë për zgjidhjen e problemit" tha Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2012, ora 12:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori