Të përndjekurit reagojnë ashpër ndaj Ramës: Po përçan shoqatën, parti me nëpunës administrate
Ka reaguar shoqata e ish të përndjekurve politikë në lidhje më lajmin se në datë 28 janar, në Pallatin e Kongreseve do të organizohet një kuvend ndërkombëtar me ish të përndjekurit politikë ku do të shpallet dhe formimi i një partie të re.

Sipas reagimit të shoqatës kjo është një tentative e e kryeministrit Rama për t’I përçarë ish të përndjekurit politikë pasi pretendojnë se partia do të krijohet me nënpunës administrate”

‘Po qarkullon një lajm që në datën 28 Janar në sallën e Pallatit të kongreseve do të organizohet një kuvend kombëtar me të përpjekurit politikë ku do të shpallet dhe një parti e tyre, dhe sipas të dhënave do të jetë anëtari i komisionit të posaçëm të partisë Socialiste dhe kryetari i Institutit, Bilal Kola. U bëjmë thirrje ish të përndjekurve politikë të vërtetë që të mos marrin pjesë në këtë kuvend sharlatanësh pasi është kuvend hipokrit dhe i organizuar nga ish anëtarët e regjimit komunist. U bëjmë me dije se kjo është manovër politike e sharlatanit Edi Rama që më këtë metodë kërkon të shpërndajë të përpjekurit politikë dhe nuk do tia arrijë kurrë’- tha Reshat Kripa.

Ndërkohë edhe presidenti i Unionit të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni ka thënë se shoqatat denoncojnë lëvizjen politike përçarëse të kryeministrit Rama.

“Shoqatat tona denoncojnë lëvizjen politike përçarëse të një kryeministri që përbuz të përndjekurit politikë, të një kryeministrit që kur dënoheshin krimet e komunizmit nga Këshilli i Evropës, ai u jepte urdhër grupit parlamentar të Ps të mos votonin dënimin e krimeve të komunizmit.

Ky sharlatan kryeministër po bën një lëvizje politike me nëpunësit e administratës së tij për të gjoja një kongres dhe një parti. Partia e të përndjekurve është partia kundër komunizmit dhe e lirisë.

Parti të formuar nga Edi rama, për të gjithë ish të përndjekurit shqiptarët është një fyerje dhe ta përbuzin këtë nisëm të Edi Ramës. Ish të përdjekurit të mos bashkohen me një kryeministër të fyen poetin Hazni Nela, që i fyen të përndjekurit duke ndërtuar bunkere”- tha Besim Ndregjoni./albeu.com/

Shtuar më 27/01/2017, ora 17:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori