Ish-sportist, ky është 38-vjeçari në Kosovë që vdiq nga koronavirusi
Një 38-vjeçar me koronavirus ndërroi jetë këtë të shtunë në Kosovë.

Mësohet se ai është Flamur Shasha, ish-sportist dhe karateist.

Këtë lajm e ka zbuluar zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Arbër Grabovci.

Grabovci, në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, sportistët dhe miqtë.

Postimi plotë nga Arbër Grabovci:

“Me pikëllim mësova lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-Karateistit entuziast, sportistit kulminant, bashkëqyetarit tim, tashmë të ndjerit Flamur Shasha.

Sporti kosovar, sot humbi një prej pionierëve të devotshëm e në moshë të re, ndërsa shoqëria jonë humbi edhe një betejë përballë Covidit 19!

Ngushëllime familjes Shasha, miqve dhe sportit kosovar!

Pushofshë në parajsë, Flamur!”
Shtuar më 04/07/2020, ora 20:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori