Ish-shefi i Ushtrisë i shqetësuar: Mafia ka në kontroll rrugët detare dhe ajrore
Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Komisionit të Sigurisë, Xhemal Gjunkshi nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se siguria kombëtare është në rrezik pasi mafia ka marrë cdo gjë nën kontroll.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ka vënë alarmin për radarët dhe mënyrën sesi zona ajrore dhe detare janë tashmë jashtë kontrollit të shtetit.

XHEMAL GJUNKSHI

A KA SOVRANITET NË KËTË SHTET?

Autostrada detare e drogës dhe korridoret e hapësirës ajrore shqiptare komandohen nga krimi i organizuar. Ndërkohë që çdo ditë po përballemi me cenimin e rëndë të sigurisë kombëtare. Sasi të mëdha droge me destinacion nisjeje Shqipërinë vazhdojnë të kapen në vende fqinje dhe situata vazhdon ende të jetë jashtë kontrollit. Kujtojmë që brenda një afati kohor mjaft të shkurtër Policia italiane ka kapur rreth 4 tonë drogë dhe armatim. Policia italiane deklaroi se ka kapur të premten një grup prej shtatë personash, të cilët kanë transportuar drogë me avionë të vegjël.

Por teksa droga nuk ka ndalim, sa hyn dhe del nga Shqipëria në sasi të mëdha, vetvetiu të lind pyetja: Çfarë po bëjnë institucionet e sigurisë dhe ato ligjzbatuese te shtetit shqiptar, për të cilat paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për të garantuar rend dhe siguri, për të parandaluar situata trafiqesh, situata kriminale dhe garantuar sovranitetin e këtij vendi? Bazuar mbi atë çfarë po ndodh në Shqipëri mafia gjezdis pa pikë frike dhe ushtron lirshëm aktivitetin e vet.

Matanë Adriatikut kalojnë tonelata të tëra droge dhe me qindra kilogramë kokaine drejtohen drejt Shqipërisë pa frikë, kjo është një shenjë aspak e mirë, përkundrazi, një tregues se krimi i organizuar nuk po tërhiqet aspak dhe duket i patrembur. Të gjendur përballë kësaj situate ku autostrada detare e drogës dhe korridoret e hapësirës ajrore komandohen nga krimi i organizuar, shtrojmë pyetjen: A thua vërtet krimi i organizuar ka gjunjëzuar institucionet shqiptare me gjuhën e forcës apo një situatë e tillë bëhet në kompromis? Të thuash që krimi mund të gjunjëzojë kaq lehtë një shtet vend anëtare e NATO-s, është krejt e pamundur, por çfarë ka ndodhur atëherë?! Përse tonelatat e drogës dhe fatkeqësisht duke përdorur hapësirën ajrore vazhdojnë të kalojnë nga vendi ynë?

Një zhurmë e madhe u bë sa i përket kontrollit të radarëve nga krimi i organizuar, dalë kjo në përgjimet ndaj trafikantëve shqiptarë nga Prokuroria italiane, kur ata pohonin se kishin njeriun e tyre në sallën e radarëve. Gjendur përballë një skandali të tillë, autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes përgënjeshtruan faktin dhe u munduan të sponsorizojnë fort në media që kjo nuk ishte e vërtetë.

Shprehja popullore thotë se: “Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra!”. Ndodhi që e vërteta lakuriq të dalë. Sërish u kap drogë nga Shqipëria, transportuar me gomone dhe me avionë. Atëherë lind pyetja: Çfarë ka çaluar në shkeljen e hapë- sirës ajrore dhe detare të një vendi anëtar të NATO-s që aspiron t’i bashkohet familjes së madhe Europiane. A thua kjo të jetë rruga e duhur e integrimit që aspirojmë? A mban njeri përgjegjësi ligjore dhe politike për shkelje të kësaj hapësire ajrore? Përpos propagandës së arritjeve dhe shpëlarjes së trurit për sukseset e qeverisë, institucionet duhet të jenë të fuqishme, drejtuesit e tyre të jenë në ushtrim 100% të detyrave funksionale me qëllim që vendi ynë të dalë njëherë e mirë nga lista e zezë e trafiqeve, e kontrollit mbi institucione dhe hapësirës ajrore dhe detare nga krimi i organizuar.

Strukturat janë. Buxheti i Ministrisë se Brendshme është më i madhi në gjithë këto vite. Gjithashtu dhe buxheti i Mbrojtjes është ” rritur”. Paratë jepen, ndaj thjesht është e nevojshme që të shkëputen lidhjet e krimit të organizuar me segmente të shtetit nën ndikimin e politikës dhe t’i kthejmë sovranitetin Shqipërisë. Dhe kur kjo të ndodhë, mjafton që Forcat e Armatosura të Shqipërisë së bashku me institucionet e tjera të sigurisë kombëtare, me integritetin e tyre të ushtrojnë plotësisht po në mënyrë sovrane kompetencat e tyre të mëposhtme dhe askush të mos ndërhyjë në punën e tyre. Detyrat janë qartazi të përcaktuara që duhen të përmbushin Forcat Detare dhe Forcat Ajrore.

MISIONI I FORCAVE DETARE ËSHTË: Sigurimi dhe ruajtja e sovranitetit të hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me strukturat e tjera të Forcave të Armatosura, zbatimi i ushtrimit të ligjshmërisë në det në bashkëveprim me institucionet shtetërore me interesa në hapësirën detare.

MISIONI I FORCAVE AJRORE: Sigurimi i kapaciteteve të nevojshme për vëzhgimin dhe kontrollin e sovranitetit të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me NATO-n, mbështetjen në operacionet luftarake e joluftarake, HNS dhe ato të kërkim-shpëtimit SAR, si dhe realizimin e komandim kontrollit të mjeteve ajrore në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë. Shtroj pyetjet për institucionet e sigurisë kombëtare dhe ato ligjzbatuese përballë këtyre fakteve, në cilin nivel garancie janë përballë qytetarëve të këtij vendi?

PYETJE! Është në gatishmëri Sistemi i “sensorëve të zbulimit” (radarë, dylbi ditë, dylbi nate), Sistemi i transmetimit “mikrovalës” i të dhënave, Sistemi Automatik i identifikimit të objektivave detare – “AIS”, Sistemi i Menaxhimit të Objektivave Detare -“MTM200”, Paketa “softëare” e operacioneve të “kërkim shpëtimit”, pajisjet kompjuterike në QO- të e “komandim-drejtimit” në SHPFA dhe të një- sive të FD-së, Sistemet e infrastrukturës “mbështetëse” – kontenier, BUE, kullat e antenave, rrjeti elektrik, sistemi i mbrojtjes nga mbingarkesat etj..

MISIONI I FORCAVE AJRORE Sigurimi i kapaciteteve të nevojshme për vëzhgimin dhe kontrollin e sovranitetit të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me NATO-n, mbështetjen në operacionet luftarake e joluftarake, HNS dhe ato të kërkim-shpëtimit SAR, si dhe realizimin e komandim-kontrollit të mjeteve ajrore në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë.

DISA NGA DETYRAT: Monitoron vëzhgimin e hapësirës ajrore të RSH-së mbi bazën e sigurimit dhe integrimit të informacionit nga burime kombëtare dhe NATO. Kontrollon hapësirën ajrore të RSH-së, në bashkëpunim me NATO-n dhe ANTA, nëpërmjet QKR(CRC) dhe përdorimit të kapaciteteve kombëtare dhe të NATO-s bazuar në artikullin 5. Koordinon veprimet me ANTA dhe NATO-n për realizimin e “policimit ajror” në hapësirën ajrore të RSH-së në kohë paqeje sipas procedurave dhe rregullave të ICAOs, Eurokontrollit dhe NATO-s.

Mbështet forcat e tjera në operacione luftarake. Menaxhon në bashkëpunim me strukturat civile dhe të NATO-s rastet “renegate” si dhe këshillon NGA (NATIONAL GOVERNMENT ATHORITY) në procesin e vendimmarrjes dhe zgjidhjes së situatave në reagimin e duhur nëpërmjet kapaciteteve dhe sistemit të komandim-kontrollit ajror të CRC etj.. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2018, ora 21:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori