Dhjetëra ish-punonjës të Albpetrol-it janë konfrontuar sot me me punonjës të policisë së rendit dhe policisë private në
Fier. Të revoltuar ata kanë tentuar të futen me forcë brenda godinës së Albpetrol-it në
Fier.
Ish-punonjësit e ndërmarrjes së gazit, dhënë me koncesion firmës “Phoenix Petroleum”, kërkojnë rikthimin në punë ose trajtimin financiar për prishje të njëanshme të kontratës së punës.
“Me forcë jemi futur, kemi 3 muaj pa marrë lekët tona. Nëse unë sot jam i pezulluar nga
puna deri në datën 31 mars, ti je i detyruar të më paguash pagën. Unë kam 23 vjet, kam një fëmijë të sëmurë, invalid, jam e vetmja shpresë për familjen, ja kam drejtuar dhe drejtorit këtë punë dhe vjen
puna asnjeri nuk arsyeton”,- shprehen protestuesit.
Albpetrol sh.a sqaron se ka paguar pagat e punonjësve deri në muajin dhjetor të vitit 2013, edhe pse kjo nuk ishte detyrë e shoqërisë, por e firmës private “Phoenix Petroleum”. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2014,
ora 13:26