Topi: Rikthehem zyrtarisht nė politikė
Update - Pas largimit nga presidenca, ish-presidenti Bamir Topi ėshtė rikthyer zyrtarisht nė politikė.

Ai ka zhvilluar sot njė takim me anėtarėt e Partisė “Fryma e re Demokratike” duke hedhur kėshtu edhe hapin e parė tė rikthimit tė tij nė politikė.


Nė njė prononcim pėr mediat, Topi ka theksuar se zyrtarizimi final i angazhimit tė tij nė politikė do tė jetė nė fund tė kėtij muaji nė selinė e FRD-sė. /albeu.com/



10:32 - Ish Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė Bamir Topi ėshtė takuar sot me grupin nismėtar tė Frymės sė Re Demokratike. Takimi po zhvillohet nė hotel Tirana ku ish-predenti pritet tė sqarojė edhe rolin e tij nė kėtė parti qė do tė konkurojė pėr herė tė parė nė zgjedhjet e 2013-ės.


Ky takim vjen me ftesė tė vetė grupit nismėtar te FRD-sė, vendim ky qė doli nga mbledhja e djeshme e grupit nismėtar tė kėsaj partie.

Ky takim ishte paralajmėruar dy ditė mė parė pėr “Ora News” nga anėtari i grupit nismėtar tė FRD, Aleksandėr Biberaj, i cili shprehu dhe bindjen se FRD do tė jetė forcė e parė nė zjedhjet e ardhshme, ndėrsa pėrjashtoi ēdo mundėsi koalicioni qoftė me PS-nė ashtu dhe me PD-nė. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2012, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Për të tretin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel renditet në krye të listës së femrave me më shumë ndikim në botë.

Për të tretin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel renditet në krye të listës së femrave me më shumë ndikim në botë.