Ish-Presidenti: Dorëheqja e Xhafajt ishte e imponuar
Ish-presidenti Bujar Nishani i ftuar në News 24 ka folur për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas tij, kjo dorëheqje ishte e impnuar.

“Patjetër që është dorëheqje e kërkuar. Është konfirmuar jo vetëm si akt, por po të shohësh procedurën, del kryeministri që njofton zëvendësimin”, u shpreh Nishani.

Më tej, i pyetur nga Nisida Tufa për arsyen e mundshme të dorëheqjes, Nishani u shpreh: “Dorëheqja ka dy anë të medaljes, ose dy rrugë. Në analizën time të dyja rrugët të çojnë në një burim, tek kreu i qeverisjes aktuale. Në aspektin e parë politik, dorëheqja e ministrit të radhës të brendshëm është padyshim për shkak të presionit të madh në rritje.

Dikush thotë se nuk ka një vizibilitet, se nuk kemi protesta por ka një presion në çdo rrugë, çdo lagje e çdo kafene të njerëzve. Presioni final besoj se ka qenë presioni ndërkombëtar. Patjetër që është e kërkuar”. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2018, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori