Ish polic në Krujë, kush është shoferi i prokurorit që iu bë atentat në Durrës
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja në Durrës ku iu bë atentat me breshëri kallashnikovi prokurorit Arjan Ndoj.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se personi që është lënduar më shumë nga ky atentat është shoferi i prokurorit Andi Maloku, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se shoferi i prokurorit është ish-punonjës policie në Komisariatin e Krujës. Burime pranë të lënduarit bëjnë me dije se Maloku ka marrë dy plumba një në gjoks dhe në shtyllë kurrizore.

Andi Maloku ka shërbyer si shofer i prokurorit Arjan Ndoja që nga koha kur ky i fundit është emëruar drejtues i prokurorisë së Durrësit nga ish-kryeprokurorja Ina Rama.

Pas shkarkimit të Ndojës, Maloku ka qëndruar besnik ndaj duke e mbajtur postin e shoferit.

Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. /albeu.com/



Shtuar më 01/11/2019, ora 18:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori