Ka ndërruar jetë shoferi i prokurorit Ndoj ndaj të cilit u krye
atentat pak ditë më parë në Durrës.
Djali që shikoni në foto është viktima, Andi
Maloku,
ish-polic, i cili gjendej në
spital prej disa ditësh pas plumbave të marrë në
atentat.
Maloku, ish-efektiv policie në Krujë mori dy plumba, një në shtyllë kurrizore dhe një në kraharor teksa mundohej të nxirrte makinën nga rruga, ditën që Ndoja u sulmua nga dy kallashnikovë pranë mbikalimit të Shkozetit.
Të plagosur mbetën edhe prokurori bashkë me mikun e tij Landi Muharremi, që ndodhej në të njëjtin automjet. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2019,
ora 19:56