Ish-ministrja e shkarkuar shqetësohet për trashëgiminë, del kundër SHELL
Pëlqej
Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka qenë e pranishme sot në zonën e Zagorisë, ku është rreshtuar kundër kompanisë SHELL, dhe në anën e banorëve.

Teksa përfaqësuesit e kompanisë kanë qenë në një dëgjesë publike, Kumbaro është shprehur se zona e Zagorisë nuk duhet të cënohet nga kërkimet për naftë.

Ajo është paraqitur në takim me një listë pyetjesh për kompaninë, duke thënë se ç’pimet për naftë në këtë zonë nuk duhet të realizohen.

Nga ana tjetër kundër puseve të naftës në këtë zonë është shprehur para pak minutash dhe kryeministri Edi Rama, i cili duket se ka pritur mediatizimin e çështjes për të pasur një sqarim, shkruan FaxWeb

“Është një vlerësim i bërë me nxitim, është i sipërfaqshëm dhe mungojnë shumë elementë studimorë për zonën. Të gjitha zonat që ju përmendni në studim janë zona të mbrojtura, ajo që më la të pakënaqur është mënyra e cekët që ju keni vlerësuar trashëgiminë kulturore”, është shprehur më tej ish-ministrja e Kultutës Mirela Kumbaro.

Shtuar më 24/01/2019, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori