Ish-ministrja e Enverit tregon pse atëherë s'kishte përmbytje: I merrnim masat që më parë
Pëlqej
Ish-ministrja e Bujqësisë në kohën e Enver Hoxhës e ftuar në News24, Themie Thomai rrëfeu arsyet se pse nuk kishte përmbytje në atë kohë.

Sipas saj, në atë kohë merreshin masat që më përpara.

“Kjo është një shkencë e tërë, por funksionet një rrjet i tërë kullues i kontrolluar. Tokat që shtrihen afër bregdetit në Vlorë, Fier, janë toka nën nivel.

Kolektori i madh pastrohej çdo vit. Të gjitha stacionet e pompimit në fundit të gushtit me komision të posaçëm merreshin me hidrovoret. Kontrolloheshin të gjitha digat. Nuk lejohej të shkelnin as këmbët e bagëtive në diga.

Merreshin masat që më përpara. Kanali i ujërave të mëdha dhe pritat përbënin atë që quhej rrjetin kullues”- tha Themie Thomai.
Shtuar më 07/12/2017, ora 21:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori