Ambasadorja e SHBA: Do të ketë më shumë investime amerikane kur gjykatat të jenë të pastra

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim është shprehur në takimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, se bizneset amerikane po investojnë më shumë se kurrë në Shqipëri,

“E dimë që për të krijuar më shumë lidhje mes ekonomisë së Shqipërisë dhe SHBA dihet të keni një mjedis të hapur dhe konkurrues. Më shumë biznese amerikane po investojnë në Shqipëri. Investimet e drejtpërdrejta janë rritur shumë. Krahasuar me 2019, eksportet u rritën me 19%. Shqipëria po bëhet udhëheqëse për energjinë”, tha Kim.

Ajo gjithashtu tha se do të ketë më shumë investime amerikane kur institucionet e drejtësisë të jenë të pastra.

“Do të ketë më shumë investime amerikane kur gjykatat të jenë të pastra Do të ketë më shumë investime kur rregullat për biznese amerikan janë të njëjtat që zbatohen për këdo tjetër.”

Ndër të tjera, Kim ka deklaruar se furnizimi me energji në Evropë mund të bëhet përmes Shqipërisë.

“Që prej 24 shkurtit kur Rusia pushtoi Ukrainën ne kemi parë ndikimin  kemi parë ndikimin që ka sjelle mbi ekonominë evropiane dhe sektorin e energjisë, sepse është vërtet i ndërvarur  nga gazi natyror. Besoni ose jo ajo që po ndodh në Shqipëri mund të sjellë një kontribut domethënës për marrëdhënien tonë si anëtar të NATO dhe që Evropa të çlirohet nga varësia e Rusisë. Pra diversifikimi i furnitorëve me energji mund të realizohen përmes Shqipërisë, me atë që po ndodh këto. Projekti i gazit të lëngshëm në Vlorë mund të sjellë 5 mld metër kub gaz natyror në vit. E gjithë TAP-i ka kapacitet 20 mld metër kub gaz natyror. Jemi duke eksploruar mundësitë. E gjithë kjo do të mbështesë përpjekjet tona për të rritur energjinë në Evropë, veçanërisht për të sjellë rreth 50 mld metër kub gaz në vit në Evropë.”


Shtuar 17.11.2022 18:19