Nipi denoncon zhdukjen e hallës, policia në kërkim të 40-vjeçares nga Korça

Një 40-vjeçare nga Korça ka humbur kontaktet me familjen e saj që prej dy ditësh.

Ka qenë nipi i saj, shtetasi K. D., 23 vjeç, i cili ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se shtetasja F. M., 40 vjeçe është larguar nga shtëpia në datën 24 maj dhe se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Policia po punon për gjetjen e saj.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.05.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi K. D., 23 vjeç, banues në fshatin Melçan, Korçë, i cili ka kallëzuar se më datë 24.05.2023, është larguar nga banesa halla e tij, shtetasja F. M., 40 vjeçe, e cila sipas deklarimit të 23-vjeçarit, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj./albeu.com/


Shtuar 26.05.2023 17:10