Ish-ministri ngjall panik: Do të arrestohen 10 deputetë
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar gjendjen aktuale të politikës në Shqipëri.

I ftuar në emisionin në News24 Ngjela pohoi se kryeprokurorja Arta Marku ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, duke shtuar se kjo u pa edhe në vizitën e ambasadorit Donald Lu një ditë pas zgjedhjes së saj në këtë detyrë.

Madje Ngjela tha se prokurores së përkohshme i tremben të gjithë, përfshi këtu edhe Ramën.

“Numrin e personave që pritet të arrestohen se kam nxjerr unë, por mund të jenë 8 ose 10 deputëtë. Ju njoftoj se është ndërruar prokurori i Tiranës. Ai i ka në dorë. Ajo që ndodhi në Parlament, mund të ndodhi në rrugë jo aty. Aty ruhet sovraniteti i popullit. Nuk i njoh si emra, por janë të Saliut më shumë.

Të shqetësuar janë ata që i kap reforma në drejtësi. Ata që donin të çanin turmën, të hynin në parlament. Të nesërmen kryeprokuroren shkoi e takoi Lu, që do të thotë se është i ndërkombëtarëve dhe jo e zgjedhur e Ramës.

I vetmi njeri që qëndroi atje ishte Ruçi. Gramoz Ruçi ua dha prokuroren shqiptarëve. Tek ardhja e prokurores së re, është që në këtë rast reforma në drejtësi ka kapur ‘mbretëreshën’ e kundërshtarit, nëse do flasim për lojën e shahut. Asaj po i tremben të gjithë, edhe Rama.”, tha Ngjela. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2018, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori