"Aflatoksina është substancë kancerogjene e fuqisë shumë të lartë, e pa zbërthyeshme dhe rezistente ndaj përpunimit termik."
Ish-ministri i Bujqësisë Edmond
Panariti ka vënë alarmin me anë të një postimi në Facebook ku shkruan se qumështi në Shqipëri i prodhuar nga femrat dhe subjekte të tjera është i kontaminuar me Aflatoksinë.
"Aflatoksina eshte substance
kancerogjene e fuqise shume te larte, e pa zberthyeshme dhe
rezistente ndaj perpunimit
termik.
Prania e saj ne qumesht dhe nenprodukte eshte rrezik shume i madh per shendetin e konsumatorit"- shkruan
Panariti në Facebook.
Ditën e djeshme në Kuvend
Panariti u akuzua nga Partia Socialiste se gjatë kohës që ai ishte ministër Bujqësie i ka dhuruar tokë Balilit të njohur si "Eskobari i ballkanit".
Postimi i Panarit
Ose nje megaskandal, ose nje supermashtrim!! Mbetet per tu pare.?! .. Para disa ditesh ne nje studim te AFI, gjysma e mostrave te qumeshtit vendas te analizuara dolen me aflatoksine.
Aflatoksina eshte substance
kancerogjene e fuqise shume te larte, e pa zberthyeshme dhe
rezistente ndaj perpunimit
termik.
Prania e saj ne qumesht dhe nenprodukte eshte rrezik shume i madh per shendetin e konsumatorit.
MB dhe AKU duhet te bejne urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese te ushqimeve te ndotura , te bllokojne prodhimin dhe te terheqin urgjent nga tregu produktet e perlyera.
Sa me pare dhe menjehere!!! Nderkohe AFI te beje publike rezultatet e analizave, metodat e analizes dhe laboratoret e references qe i kane kryer ato.
Nese kjo nuk ndodh atehere prokuroria te nis hetimin e menjëhershëm dhe te percaktoje përgjegjësite ose eventualisht mashtrimin sic ka ndodhur me pare ne dem te prodhuesve vendas, per te favorizuar importet. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2017,
ora 11:15