Dëshmitë e Dumanit, avokati: U tregua se në Shqipëri ka persona që të vrasin pa pikë problemi

Dëshmitë e Nuredin Dumanit kanë qenë kryefjala e kronikës së zezë ditët e fundit, të cilat gjithashtu çuan në lëshimin e 32 urdhër arresteve nga SPAK, nga të cilat 18 u ekzekutuan.

Avokati, Kujtim Cekrani i ftuar në Fax Neës ka folur në lidhje me këtë operacion, duke thënë se dëshmia e Dumanit nxorri në pah pasigurinë që rrethon sot qytetarët shqiptarë dhe faktoi pamundësia e policisë dhe prokurorëve për t’i bërë ballë këtyre bandave krimanele.

Mes të tjerash, Cakrani tha se nuk mjaftonte dëshmia e Dumanit, por policia duhet që të kishte hetuar më herët dhe të kishte zbuluar personat që kishin kryer këto vepra kriminale.

“Ky është një ndër ato operacione që ka sjellë lehtësimin e qytetarëve sepse janë arrestuar apo janë shpallur në kërkim disa persona me rrezikshmëri të lartë kriminale. Për këtë duhet falenderuar bashkëpunëtori i drejtësisë i cili nxorri në pah një sërë ngjarjes, vrasjesh mizore ku publiku shqiptar kuptoi që në Shqipëri ka grupe të temrrshme kriminale, persona të cilët të vrasin pa asnjë lloj problemi. Nga pikëpamja e rendit, Shqipëria është në një gjendje të tmerrshme dhe qytetarët janë krejtësisht të pambrojtur dhe të ekspozuar ndaj krimit.

Kjo nuk mjafton sepse është policia ajo që duhet të kishte nisur hetimet dhe jo të priste që dikush të bëhej bashkëpunëtor drejtësie. Duke pasru parasysh faktin që në Shqipëri prej vitesh është folur për 20 grupe kriminale apo 4 klane mafioze dhe kjo ka bërë që policia të heshtë. Por duke qenë në këtë situatë, ku Dumani ka treguar për këto vrasje mafioze të tmerrshme, jemi para një realiteti të tmerrshëm të parë vetëm në Siçilinë e viteve ’80. Shqipëria sot gjendet nën pushtetin e krimit. Prokurorët janë inekzistent në zbulimin e organizatave kriminale që operojnë nëvend. Unë e kam thënë dhe e përsëris, nuk është e vështirë të identifikosh personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore, sepse i gjen kudo, i ke me biznese, me makina luksoze me hotele e lloj lloj biznesesh”– u shpreh Cakrani.