Dumani i nxorri “zbuluar”, kreu i SPAK jep detaje: Shkatërruam 8 banda, karakteristikë dhuna e egër

Lidhur me operacionet e SPAK në gjithë Shqipërinë po jep detaje vetë kreu i strukturës anti-korrupsion, Arben Kraja.

Kraja ka theksuar se janë shkatërruar 8 grupe kriminale, ku 4 prej të cilëve në Elbasan, 1 në Durrës, 3 në Tiranë.

“Kemi thirrur konferencën e sotme. SPAK kemi kryer hetime të shumta hetimor, duke zbardhur disa ngjarje Kriminale. U identifikuan autorë të dyshuar. U identifikuan 8 grupe, 4 në Elbasan, 1 në Durrës, 3 në Tiranë. Karakteristikë dhuna e egër. Bashkëpunonin me grup kundërshtarë me njëri-tjetrin. Paguanin shuma të mëdha parash për vrasje”, ka thënë Arben Kraja./albeu.com/