E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
Ish-ministri i LSI mbërrin në Prokurori për skandalin e rrugëve
Ish-ministri i Transportëve ka mbërritur rreth orës 15:00 këtë të martë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t'u pyetur në lidhje me skandalin e rrugëve.

Prokurore për këtë çështje është caktuar Elisabeta Imeraj, e cila po e merr në pyetje.

Rikujtojmë se ky është ish-ministri i dytë i LSI që thirret për të dëshmuar pas Edmond Haxhinastos.

Haxhinasto u thirr dje për të dëshmuar në lidhje me skandalin e rrugës Tiranë-Elbasan, ku sipas hetimeve, ka pasur një dëm prej 37 milionë dollarësh me zbatimin e projektit. /albeu.com/


Shtuar më 20/02/2018, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori