Ish-ministri i Drejtësisë sulmon ashpër Ramën: Na damkosi si popull
Pëlqej
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një statusi në Facebook ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratat e bëra nga Rama në drejtim të "Dëshmitarit X".

"Alberti është flamuri i opozitës, ashtu siç është turpi dhe faqja e zezë e këtij Kryeministri faqe zi"- shkruan Manjani i cili nuk kursen ofendimet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Rikujtojmë se, dëshmitari X tashmë i arrestuar, fundosi vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj i cili iu drejtua shtetit italian për të kryer 7.2 vite burg.

Akuzat e dëshmitarit X mund të vërtetojnë se vëllai i ministrit vazhdonte trafikun e lëndëve narkotike edhe në Shqipëri.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Denoncimi i trafikut të drogës dhe përfshirja e qeverisë në të është pa asnjë dyshim, detyrë e çdo opozite!

Deduksionet e logjikës së ç’ekuilibruar të Kryeministrit, medemek hokatar, janë shenja e dukshme e kapjes në flagrancë në krim!

Po mor po, Ai Alberti është “flamuri i opozitës”, ashtu siç është turpi dhe faqja e zezë e këtij Kryeministri faqe zi!

Për turpin tonë të përbashkët, ky i ç’ekuilibruar na damkosi në Europë si popull trafikant droge dhe si azilant!

Jo në BE, por as tek armiqtë e BE nuk nga integron dot ky, që në mënyrë unikale fajëson denoncuesit e të keqes dhe jo të keqen!

Bashkëjeton me të gjitha të këqijat e kësaj bote dhe shpall armik çdo njeri që mendon, flet e denoncon lirisht!

Gjithmonë ja kanë fajin të tjerët!

Thonë se fjala "pushtet" vjen nga fjala "Pusht". Sjellja e këtij Kryeministri e provon këtë thënie... /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2018, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori