Ish-ministri i Brendshëm: Nuk kam marrë asnjë byzylyk
I ftuar në Real Story, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka ironizuar edhe njëherë Saimir Tahirin dhe përfshirjen e tij në përgjimet e Habiljave.

Ndoka citoi bisedat ku Moisi Habilaj shprehej se kishte blerë dy byzylykë, dhe siç thoshte "ai për nusen e Saimirit dhe nënën e tij".

“Dhe unë kam qenë ministër nuk më dha dhuruar njeri byzylyk, as mua as për mamanë”, tha Noka.

Kur dolën përgjimet të gjithë aluduan se byzylykët në fjalë ishin për nusen dhe nënën e Saimir Tahirit. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2018, ora 21:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori