Ish-ministri grek i Financave shkruan tekstin e këngës polifonike shqiptare
Pëlqej
Shqipëria do të prezantohet në Bienalen e Venecias me këngë polifonike me grupe të ndryshme nga Tirana, Himara, Vlora dhe Fieri.

“BIRN” shkruan se tekstet e këngëve janë shkruar nga personalitete shqiptare, por edhe të huaj.

Njëri prej këtyre personaliteteve të huaj është edhe ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis.

Një prej kuratorëve të pavionit shqiptar, arkitekti amerikan Simon Battisti ka deklaruar se teksti i Varoufakis është shumë personal.

Ai rrëfen në tekst historinë e tij të jetës jashtë shtëpisë, i ndarë prej të bijës, duke jetuar larg saj. Projekti shqiptar titullohet “Të kam lënë malin”. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2016, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori