Ish-ministri grek: Boll me Kaçifan, ishte një i çmendur dhe jo "hero"
Pëlqej
Në llumin e kërcënimeve për derdhje gjaku të shqiptarëve nga pjesa më e errët e shoqërisë greke siç janë fashistët e Agimit të Artë, në Greqi ka mjaft persona që mendojnë ftohtë dhe nuk i bashkohen kësaj çmendurie.

Ish-ministri i Arsimit të Greqisë, aktualisht deputet i SYRIZA-s, Nikos Filis është shprehur në një intervistë në radio duke theksuar se terroristi grek i neutralizuar nga RENEA pasi qëlloi me armë ndaj tyre nuk është "hero", por një i çmendur, përcjell Albeu.com.

"Imagjinoni një njeri që merr kallashnikovin dhe qëllon në mes të fshatit. Ccfarë do të bënit me të? Si veprohet me njerëz të tillë në të gjithë botën. U tha se vdiq duke mbrojtur flamurin. Kjo është gënjështër. Aty kishte dhjetra flamuj dhe ceremonia (e përkujtimit të ditës së JO-së greke sh.r) u krye në bashkëpunim me autoritete shqiptare", u shpreh Fili, i cili më parë kishte shtruar pyetjen që acaroi jo pak fashistëtGreqi: "Po sikur një turk të vinte në Thraki, të hapte flamurin turk dhe të qëllonte me kallashnikov, si do vepronim ne?", tha ai.

Kaq ka mjaftuar që ai të sulmohet nga mediat pranë fashistëve të Agimit të Artë duke u shpallur tradhtar. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2018, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori