Ish-ministër i Ramës, kush është "shefi i madh" i Fredi Alizotit (VIDEO)
Ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji pak minuta më parë ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku shpjegon se "shefi i madh" që përmend Fredi Alizoti në përgjimet e Prokurorisë është ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa.

“Rama u investua në fabrikimin e dëshmitarit të rremë. Por të verbuar nga pushteti ata lanë pas në dosje gjurmë të falsifikimit të provave. Dosja Xhafaj është prova më konkrete që Shqipëria është sot një narkoqeveri. Përgjigjet zyrtare të pazbardhura nga prokuroria në mënyrë të qëllimshme tregojnë se dëshmitari i Ramës është blerë. Faktojnë vendosjen e policies, prokurorisë nën urdhrat e një trafikanti që mori përsipër rolin e aktorit për të shpëtuar Ramën. Drejtuesit e policisë në Fier paguajnë Fredi Alizotin me urdhër nga ai që ka deleguar qepjen e kësaj historie. Është Fatmir Xhafaj”,- tha Salianji /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2019, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori