Ish-miku i vjetër: Rama, një kusar i çmendur
Koço Kokëdhima ka qenë një ndër miqtë më të ngushtë të Ramës, por ata u prishën keq pasi PS mori pushtetin në vitin 2013.

Në një intervistë në "Kjo Javë" të Neës 24, Kokëdhima e ka cilësuar Ramën një kokërr kusari të çmendur, që kërkon të shkojë i vetëm në zgjedhje.

Kokëdhima tha se Partia e tij është duke u përgatitur për zgjedhje, por nuk do shkojë në zgjedhje nëse nuk hyn edhe PD.

“Ne do të marrim pjesë në zgjedhje nëse ato do të jenë gjithëpërfshirëse, pra ne nuk shkojmë në zgjedhje nëse nuk merr pjesë PD. Vetëm një lider i çmendur si Edi Rama mund të bëjë deklarata se ne bëjmë zgjedhje pa opozitën. Ai është i pasinqertë në çdo gjë.

Ai para se të ftojë të tjerët në dialog, ai kokërr kusari duhet të lëshojë zgjedhjet, të lëshojë sovranitetin e shqiptarëve. Ai që mendon se mund të bëjë çdo gjë në këtë vend, që nuk pyet për kushtetutë e ligje, ai është problemi më i madh që kanë shqiptarët sot. Unë nuk pres që ai të bëhet ndonjë ditë reflektues” tha Kokëdhima, ndërsa shtoi se qeveria tranzitore nuk është zgjidhje, sepse kriza ka nevojë për ligj zgjedhor.”, tha Kokëdhima.

Shtuar më 06/04/2019, ora 21:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori