Ish-kunati plagos 48-vjeçarin shqiptar në Itali
Një 48-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pasi u sulmua me armë nga ish-kunati i tij. Ngjarja ka ndodhur sot në Trecate të Italisë. Sipas mediave italiane, shqiptari po ecte në rrugë kur ish-kunati iu afrua dhe nisi ta qëllonte me armë.

Por pasditen e sotme, policia italiane ka arrestuar agresorin, një 38-vjeçar, i cili për momentin ndodhet në kazermën e Karabinierisë në Novara.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën "XX Settembre", në qendër të qyetit të Trecates, rreth orës 14:00.

Sipas asaj që ka dëshmuar i plagosuri, atentatori i është afruar i armatosur dhe menjëherë 48-vjeçari ka tentuar të largohet për tu mbrojtur por sërish ka mbetur i plagosur, fatmirësisht lehtë në krah.

Menjëherë pas ngjarjes agresori është larguar nga vendngjarja. Karabinierët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe në bazë të dëshmive të të plagosurit nuk është dashur shumë kohë që 38-vjeçari të arrestohej në banesën e tij në Trecate. Ai u shoqërua në polici, por deri tani nuk ka asnjë informacion mbi arsyet që e çuan drejt këtij akti.

Sipas mediave italiane ngjarja mund të ketë lidhje me një konflikt të mëparshëm mes 48-vjeçarit dhe 38-vjeçarit, ndërsa ende nuk janë bërë publikë emrat e tyre. /albeu.com/

Shtuar më 11/03/2019, ora 22:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori