Ish-kryebashkiaku i Kukësit i shpallur në kërkim kapet në spital
Ish-kryebashkiaku i Kukësit i cili ishte në kërkim, tashmë po mbahet në ruajtje policore. Hasan Halili është ndaluar nga policia mëngjesin e sotëm, pasi ishte në kërkim për "shpërdorim detyre".

Hasan Halili u paraqit në spital në orën 04:00 të mëngjesit, pasi kishte probleme shëndetesore. Ish-kryebashkiaku ka patur dhimbje në zemër dhe ka shkuar në spital. Aty është ndaluar nga policia, pasi ishte në kërkim dhe aktualisht po mbahet nën ruajtje policore.

Ai u padit nga drejtuesit e rinj të Bashkisë në datën 14 shtator 2015, për abuzim me fondet publike dhe financim të paligjshëm në futboll klub Kukës dhe transferim të aksioneve të tij.

Tre muaj me vonë, në 16 dhjetor 2015, Bashkia e re e Kukësit bëri kallëzimin e dytë penal ndaj ish-kryebashkiakut për mospagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të punonjësve të Bashkisë në një periudhë 4-vjeçare. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori