Ish-kreu i SHISH, Klosi: Si i asgjësuam terroristët e Al Kaedës në Shqipëri
Fatos Klosi ka qenë në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar gjatë fillimit të votive 2000 kur në Shqipëri pati një vale arrestimesh të eksponentëve të dyshuar si terroristë të Al Kaedes dhe shoqatave të financuar nga burime të dyshimta.

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Klosi shpjegon se si shteti shqiptar administroi situatën në atë periudhë, kur Shqipëria ishte kthyer në një bazë të sigurtë për një mori anëtarësh të grupeve xhihadiste kryesisht nga Egjipti.

“Më i kërkuari në atë kohë ka qenë 28-vjeçari, Salah El-Sayed, i identifikuar si një nga eksponentët më të rrezikshëm të organizatës terroriste egjiptiane, i cili kishte kryer 25 akte terroriste në vendin tij, por edhe në vendet e tjera si: Kenia apo Tanzani. Ata terroristë që janë arrestuar kur unë kam qenë në krye të SHIK-ut, nuk kanë qenë terroristë për të kryer akte ekstremizmi në vendin tonë. Ata e shikonin Shqipërinë si një vend të mirë për t’u strehuar, - shpjegon Klosi.

Revanshi ndaj eksponentëve të Al Kaedës në vendin tonë nisi fill pas sulmeve terroriste të Kullave Binjake në Neë York, ndërsa shërbimi informativ i yni u informua nga francezët dhe amerikanët sipas Klosit.

“Katër prej personave me origjinë arabe u arrestuan në mëngjes duke ikur për në punë dhe i pesti, Salah El-Sayed bëri rezistencë, ku mbeti i vrarë ai dhe u plagos Artan Didi”, - vijon ai.

Një ndër ngjarjet e tjera të bujshme në atë periudhë ka qenë vrasja e Salah El Sayed, një tjetër i shumëkërkuar, të cilën Klosi e shpjegon kështu: “Morëm miratimin nga partnerët tanë për të prangosur edhe terroristin e fundit që ishte në Shqipëri, i cili ishte Salah El-Sayed. 28-vjeçari, fshihej te banesa e vjehrrit, pranë zonës së “Oxhakut” në Tiranë. Rrethuam shtëpinë dhe nisëm kontrollin e saj. Pas shumë orë kontrollesh nuk po e gjenin El-Sayed, pasi ai kishte krijuar një vend të fshehtë brenda lavatriçes, duke e përdorur si vendstrehim.
Për një moment ne, u bëmë gati për t’u larguar nga banesa, kur në ato momente terroristi lëvizi nga vendi ku ishte fshehur dhe menjëherë u krijua dyshimi se brenda lavatriçes mund të fshihej i shumëkërkuari. Në fillim, nuk e menduam se El-Sayed, ishte i armatosur. Kur u identifikua se ku fshihej, ai hapi zjarr në drejtim të forcave RENEA, ku dhe u plagos kreu i saj Artan Diti. Kundërpërgjigja ishte e menjëhershme nga forcat RENEA dhe ai mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit”
. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2015, ora 12:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori