Ish-kreu i postave kallëzon ministren Ekonomi
Majlind Lazimi u shkarkua të shtunën nga detyra me urdhërministres së Ekonomisë, Milva Ekonomi, por vetëm pak minuta më parë ai deklari se do ta kallëzonte ish-eproren e saj duke iu drejtuar organeve të drejtësi.

"Sot kam bërë një denoncim në adresë të ministres Ekonomi si pasojë e një urdhri të saj të marrë në shkelje të ligjit. Unë thashë se do ta ndjek në rrugë ligjore këtë urdhër të paligjshëm. Nëse do kishte diçka ligjore do ishte vlefshme të bëhej publik edhe për qytetarët. Të jepej arsyeja. S’ka motivacion shkarkimi im, s’ka të bëjë as me përfshirjen në fushatë elektorale"., - tha ai për mediat duke shtuar se do t'i shkonte kësaj çështjeje deri në fund. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2017, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori