Ish-kreu i Kushtetueses: Procesi i KQZ-së i pavlefshëm
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, e konsideron gjithë procesin e ndërmarrë nga KQZ-ja për vlerësimin e votave të kontestuara si të paligjshëm dhe të pavlefshëm, pra nul.

Në një intervistë për “Shqip”, z. Abdiu analizon gjithë veprimtarinë e KQZ-së dhe problemet që ka shkaktuar vakumi ligjor i një Kodi të mangët.

Në mënyrë të detajuar, konstitucionalisti i njohur rrëzon të gjitha argumentet e ngritura nga Ristani në lidhje me numërimin e votave të hedhura në kutinë e gabuar.

Ish-kreu i Kushtetueses është i ashpër me të dyja palët, që sipas tij kanë krijuar një situatë ku janë cenuar zgjedhjet e lira dhe demokracia në vend. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2011, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori