Ish-kreu i Hipotekave: Isha me pushime kur u regjistrua “Vollga”
Pëlqej
Vazhdon gjyqi për Emiljano Shullazin ku sot dëshmuan ish- kreu i Hipotekave, Ilirjan Muho, truproja i Ylvi Beqajt, babai i Jani Zakes e Fatmir Sinanaj.

“Kur është bërë regjistrimi i Vollgës isha me pushime. Për regjistrimin më telefonoi Alban Dabulla. Ai më tha se prona u regjistruar nga Ylvi Beqaj”,- tha Muho.

Fehmi Zaka ne fillim kishte thene qe eshte kercenuaar nga Shullazi per çështjen e parkingut, ndersa sot u shpreh se nuk e njeh fare as Shullazin, as Danin, shkruan Panorama.

Ai tha se problemin e ka me shtetasin Fatmir Sinanaj, i cili sipas tij nuk i jep hipoteken e parkingut.

Roland Tarja, badigardi i Ylvi Beqajt tha se ky i fundit ishte shume i kenaqur nga partneriteti me Shullazin.

“Nuk i ka thene asnjehere qe ka qene i shqetesuar apo i kercenuar. I thoshte qe do bejme edhe bashkepunime te tjera”, u shpreh ai. /albeu.com/

Shtuar më 26/09/2017, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori