Ish-komandoja luante paratë e grabitura në kazino, kërkonte fatura për të justifikuar pasurinë
Ditën e sotme kanë dalë detaje të reja mbi arrestimin e ish-komandos Neim
Avdulaj, i cili që ditën e djeshme u raportua se ishte një lojtar i rregullt i kazinove, pikërisht dhe vendi ku u arrestua.
Avdulaj mësohet se ka qëndruar në kazino prej afro 4 orësh, por nuk bëhet e ditur shuma e parave që ai ka shpenzuar.
Ndërsa në një lojë të tij më datën 13 shkurt, ai ka rezultuar fitues i 600 mijë lekëve të rinj. Por sipas grupit hetimor, ai ka kërkuar faturë në mënyrë që të justifikonte paratë në rast se ndalohej.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se
Avdulaj kishte rënë në gjurmë të Policisë pas grabitjes dhe marrjes në pyetje të njërit prej bashkëpunëtorëve dhe për këtë një grup i forcave
speciale të
Tiranës janë nisur në drejtim të Vlorës.
Për rreth 3 orë është mbajtur në vëzhgim nga agjentë të terrenit, derisa kanë mbërritur në qytetin e Vlorës forcat
speciale të
Tiranës.
Në momentin që 29-vjeçari ka dalë nga kazinoja, forcat
speciale e kanë lejuar të ecë disa metra në këmbë dhe sapo ka kaluar anën tjetër të rrugës, kanë ndërhyrë për ta arrestuar, duke i vënë një kapuç në kokë dhe duke e shoqëruar direkt në drejtim të
Tiranës, shkruan panorama.
Arrestimi i tij është bërë në datën 13 shkurt, datë kjo kur
Avdulaj fitoi një shumë parash të luajtura në kazino. Mësohet së 29-vjeçari nuk ka bërë asnjë rezistencë në momentin e arrestimit.
Punëtorë të kazinosë shprehen se
Avdulaj ka shkuar edhe herë të tjera, ku ka lënë shuma të konsiderueshme parash.
Sipas të dhënave,
Avdulaj është me orgjinë nga fshati Karbunarë i Vlorës. Ai është i datëlinjes 23 qershor 1988, ka lindur në Vlorë, por jeton në Tiranë.
Arrestimi i tij erdhi pasi Policia zbuloi se bënte pjesë në grupin e strukturuar kriminal, që kryente grabitjen e parave të bankave të nivelit të dytë./albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017,
ora 12:26