Ish komandanti i KFOR-it: Kosova do shpalle pavaresine
Pëlqej
Albeu.com
"Eshte humbur shume kohe, ndaj edhe po t’i dorezoje treshja sekretarit te pergjithshem te OKB-se nje dokument, rezultati i tanishem eshte, se Kosove me gjase do ta shpalle pavaresine", tha Rejnhard.Diplomacia nderkombetare ka deshtuar ne çeshtjen e Kosoves, ka thene ish komandanti i trupave te KFOR-it Klaus Reinhard, duke iu referuar raundit te fundit te bisedimeve te ndermjetesuara nga Treshja nderkombetare. Ne keto tete vitet e fundit nuk u arrit asgje, nderkaq faktori diplomatik filloi te veproje kur verejti se populli filloi ta humbase durimin eshte shprehur Rajnherd gjate nje interviste per nje radio gjermane. Eshte humbur shume kohe, ndaj edhe po t’i dorezoje treshja sekretarit te pergjithshem te OKB-se nje dokument, i cili ne fakt nuk do te sjelle ndonje zgjidhje per te ardhmen e Kosoves, rezultati i tanishem eshte, se Kosove me gjase do ta shpalle pavaresine e njeanshme eshte shprehur Rejnhard. I pyetur per reagimin e Serbise ne rast te shpalljes se njeanshme te Kosoves, ish komandanti i KFOR-it eshte pergjigjur se Serbia me gjase do te beje orvatje per ta shpallur te pavarur pjesen veriore te Mitrovices dhe me kete ta ndaje edhe Republiken Serbe ne Bosnje, gje qe sipas tij do te kishte si pasoje qe edhe shqiptaret ne Luginen e Presheves te shkeputen nga Serbia. Megjithate, komandanti Rajnhard, eshte shprehur se nuk beson qe do te jete e nevojshme nderhyja e KFOR-it, pasi sipas tij, armata serbe nuk paraqet ndonje rrezik te veçante. /news24/
Shtuar më 30/11/2007, ora 15:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori